Agroturizem Paja eshte I ndertuar midis Liqenit te Seferanit dhe aksit rrugor Belsh-Kucove,ku ofrohen nje kompleks sherbimesh .
Historia e Agroturizem Paja ka filluar pas vitit 2004 ,pas nje experience prej 11 vjetesh ne fushen e turizmit ne shtetin fqinj Greqi .
Kemi filluar me prodhimin dhe perpunimin e rrushit per nxjerrjen e nenprodukteve si : vera,rakia,receli,uthulla, dhe kompostoja.Pas kesaj me mbjelljen e ullinjve dhe ndertimin e fabrikes se perpunimit per nxjerrjen e vajit te ullirit. Rritjen e zogjve te fshatit ,sic I quajme me emrin tradicional “kalastrej”,kultivimin e peshkut ,prodhime bujqesore dhe blegtorale .
Te gjitha keto produkte I servirim ne restorantin tone me gatime tradicionale te ndryshme te zogut te fshatit ku permendim misnikun,gatime te ndryshme te peshkut si pershembull ne tave mjaft e preferuar nga klientet tane ,te shoqeruara nga vera dhe rakia jone dhe sigurisht nga buka e gatuar ne menyre tradicionale .
Duke patur mundesine e marrjes me qera te Liqenit te Seferanit kultivojme disa lloje peshqish si : Krapi,Omuri ,Ballgjeri,Laroku,Qefulli,Pllembeza, te cilat jane shume te kerkuara nga konsumatoret.Sigurisht pas nje dreke te kendshme tek ne nuk mungon atmosfera me kenge e valle te zones ,sporte ujore ,lundrimi me varka ,peshkimi sportive,noti.Pozicioni gjeografik prane liqenit na ka mundesuar dhe kushte per camping per vizitore te huaj .